Çiljeta i ka nxjerrë të gjitha, por mbulohet para paparazz-it

Jul 5, 2017 | 9:26
SHPËRNDAJE

Çiljeta Xhilaga, këngëtarja seksi dhe shumë e pëlqyer, sa herë merr pjesë në një event, nuk mund të kalojë kurrsesi pa u vënë re. Edhe ajo vetë kujdeset që me veshjen e saj të jetë në qendër të vëmendjes. Dhe në fakt ka të drejtë, pasi Çiljeta vijon të jetë e pakonkurrueshme me bukurinë e saj.

Tani që ka zvogluar gjoksin është bërë akoma më e hijshme, por e ftuar te “Miss Univers” na bëri përshtypje gjesti i Çiljetës. Teksa ulej për të kërkuar diçka dhe pa që aty vërdallë kishte paparazzë, ajo në mënyrë instinktive mbuloi me duar gjoksin e saj, që tashmë nuk është ai i dikurshmi.

m3Por kur u ngrit në këmbë u pa që në fakt Çiljeta nuk kishte asgjë për të mbuluar, sepse i kishte zbuluar vetë të gjitha, me një fustan transparent që ia tregonte në mënyrë perfekte linjat e saj. Duhet thënë se Çiljeta ka tashmë linja më të mira nga ato që kishte para se të bëhej nënë. Në këtë aspekt, ajo e ka fituar betejën me kilet e tepërta dhe tashmë është bërë perfekte dhe shumë seksi padiskutim.m4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura