Berisha thirrje SHBA dhe BE të hetojnë skandalin McGonigal: Çfarë ndodhi me opozitën? Do vazhdojmë betejën deri në fitoren e plotë të revolucionit

Feb 11, 2023 | 13:50
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet nga drejtimi i qeverisë.

Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në protestë me politikat e tij Edi Rama ka larguar nga vendi 937 mijë shqiptarë.

“Pse duhet shqiptarë të durojmë këtë poshtërim që po u bëhet atyre, këtë nxirje të imazhit të kombit. Imagjinoni të dashur qytetarë, sikur të ndodhë që një njeri si ky të vërë kamer, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Kombi i tërë do të skuqet nga turp. Edi Rama ik, largohu, jep dorëheqjen. Me politikat e tij, qëndrimet e organizatës kriminale kanë larguar që nga viti 2014 nga ky vend i bekuar 937 mijë shqiptarë. Ka larguar aq sa sirianë janë larguar nga Siria në një luftërat më të egra që ai vend ka njohur. Shqipëria nuk kishte luftë por një shpresë vrasës i cili urren shqiptarët në qenie që vjedh, varfëron, mashtron çdo ditë, këtë popull dhe këtë komb. Një njeri që mendon vetëm e vetëm për pasurimin e tij. Një njeri i cili nxjerr kënaqësi kur boshatis këtë vend nga banorët e tij”, deklaroi Berisha.

Ai u shpreh se BE dhe SHBA duhet të hetojnë skandalin McGonigal dhe veprimtarinë e opozitës gjatë këtyre viteve. Berisha theksoi se PD nuk do të tërhiqet deri në fitoren e plotë të këtij revolucioni demokratik.

“Një njeri i cili në çdo mendim ndryshe sheh një armik njësoj si etërit e tij. Me këtë njeri duhet të ndahemi përfundimisht. Edi Rama këtë vend të bekuar, këtë vend me pasuri përrallore e shndërroi në një tokë të mallkuar, i shndërroi në pasuri të mallkuara dhe bëri që shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Disa ditë më parë mbushi zyrën e tij me një grup vogëlushësh vetëm për të shurdhuar lotët e mjerimit të mijërave fëmijëve që largohen nga toka dhe deti prej këtij njeri që vret shpresën. Duhet ta shporrim një minutë dhe më parë. Në skandalin e fundit botëror, spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt sulmet brutale kundër opozitës shqiptare, nga aleanca dhe korrupsioni, është dukuria më negative, populli opozitar i Shqipërisë u bë objekt i sulmeve të papara.

Ish kryetari i opozitës u mor peng nga EdI Rama. Sali Berisha u sanskionua nga kjo mafie. U bë gjithçka për të caktuar kryetarin e opozitës. Edi Rama nuk korruptoi vetëm McGonigalin. Ai bleu deputetë dhe zyrtarë të cilët u angazhuan në një betejë në mbështetje të Edi Ramës mandat pas mandati, skandal pas skandali. U angazhua në një betejë të pashembullur kundër opozitës sepse ajo guxonte të denonconte vjedhjen dhe korrupsionin. Aktet e Edi Ramës. Në këtë kontekt dua të theksoi se kjo aleancë sado i shkaktoi opozitës shqiptare tronditjet më të thella, por ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë. Ne jemi sot më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten. Se vlerat që mbrojmë janë të drejta. Se e duam me gjithë zemër Shqipërinë. Nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës por aleancë e rrezikshme mes individëve, zyrtarëve që bënë gjithçka për të mbështetur Edi Ramë.

Që dolën nga ato zyra edhe me përfaqësues të Sinaloas, vetëm që të na mposhtin ne. Nga kjo tribunë në emër tuaj, në emër të shqiptarëve që janë sot dhe atyre që mbyllën sytë për ideale demokratike u bëj thirrje qeverisë së SHBA-ve, kongresit, le të hetojnë të gjithë çfarë ndodhi këto vite me opozitën shqiptare dhe veprimtarinë  George Soros në Shqopëri. Si bëri gjithçka për të ngritur një piedistal një kryekorruptor të varur në shtyllën e turpi të Shqipërisë, Europës dhe mbarë botës. I bëj thirrje parlamentit europian të hetojnë, të shqyrtojnë skandalet e Duçkës dhe Edi Ramës, Janë zinxhir. Është interes i mirë jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vendet e tyre. Do vazhdojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura