Arta Marku flet për arritjet në krye të Prokurorisë: Kam lëvizur drejtues që kishin mbushur orët…

May 9, 2019 | 21:21
SHPËRNDAJE

Prokurorja e Përkohshme Arta Marku e pyetur nga gazetarja Eni Vasili për arritjet në krye të organit të hetimit, veçoi lëvizjet e drejtuesve të Prokurorisë.

artamarku

“Bilanci i punës në këtë periudhë është i tillë: Fillojmë nga lëvizjet në krye të prokurorive. Kam lëvizur drejtues që mendoj se kishin plotësuar orët e tyre në drejtim dhe nuk mendoj se kishin për t’i dhënë gjë sistemit. Unë mendoj se në krye të prokurorive kam vënë njerëz cilësor, të ndershëm. Është cilësi shumë e rëndësishme të jesh i ndershëm. Zonja Prela nuk është e vetmja drejtuese që kam caktuar. Më duhet t’ju sqaroj se kompetenca për të lëvizur prokurorët ka qenë një dispozitë kalimtare deri në krijimin e KLP-së. Nuk janë zgjedhje abuzive. Janë zgjedhje që janë bërë pasi kam marrë informacione nga institucionet”, tha ajo.

E pyetur se secili është ylli polar që do ndiqte nëse do të zgjidhej kryeprokurore për një mandat 7 vjeçar, Marku tha se “Vizioni im është për prokuror të pavarur por të përgjegjshëm”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura