Arrestohet biznesmeni shqiptar, Sallaku akuzohet për pastrim parash dhe mashtrim. President i klubit të futbollit “Darfo”

| 19:26
SHPËRNDAJE
 

Biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku është një nga personat e arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane me akuzat e pastrimit të parave dhe mashtrimit, raporton “Corriere della Sera”.

Gëzim Sallaku

Sipas medias italiane operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së hënës, ka vënë në pranga 12 persona të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale që kishte si qëllim mashtrimin me procedurat e falimentit, pastrim të parave, vjedhje të materialeve të ndërtimit dhe përvetësim të aseteve fiktive.

Urdhër-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Kremonës. 

Mes të arrestuarve është edhe Gëzim Sallaku, president i ekipit të futbollit Darfo, pronar i disa restorante dhe hoteleve në provincën e Brescia-s dhe në fushën e liqenit të Iseo-s.

Lajmi në “Corriere della Sera”

42-vjeçari është president i klubit të futbollit Darfo, të cilin e bleu verën e kaluar nga pronari historik Ennio Bandini.

Sallaku rezulton person me precedentë penalë, pasi në vitin 2002 përfundoi pas hekurave për trafik makinash luksoze të grabitura në Itali dhe të rishitura në vendet e Europës Lindore. 

Prokuroria italiane thotë se Sallaku dinte të ‘lëvizte mirë’ si në Itali dhe jashtë vendit. 

Sipas autoriteteve italiane Sallaku falsifikonte dokumentet e qarkullimit, në mënyrë që automjetet të lejoheshin të transportoheshin nga Marseja në Afrikën e Veriut, përkatësisht në Libi. Në urdhër thuhet se ai ishte gjithashtu në gjendje për të ndërtuar lidhje me stafin aktual të portit të Barit. Duke bërë kështu qarkullim të mëdha parash.

Sakaq kjo bandë kriminale vidhte materiale ndërtimi dhe i riciklonte jashtë vendit. Materialet eksportoheshin në mënyrë të paligjshme në Libi dhe Shqipëri.

Mediat italiane shkruajnë se Sallaku në Itali, ku jeton e punon prej vitesh, ka krijuar një perandori duke blerë disa restorante përveç Darfo-s. Sallaku njihej me nofkat “talebani” dhe “Zim”.

Të arrestuarit e tjerë në këtë operacion janë banorë në provincën e Kremones, Brescia-s, Piacenza-s, Forlì-t, Bergamo-s, Mantua-s dhe Verona-s. 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

8 KOMENTET

Comments are closed.