Albin Kurti: Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë

Sep 20, 2016 | 20:14
SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje organizoi në Tiranë një takim publik që kishte në fokus temën e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

kurti-780x439Në fjalën e tij ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti theksoi se në 4 apo 5 vitet e ardhshme pritet që të ketë luftë.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë. Ka garë armatimesh mes Serbisë dhe Kroacisë”, tha ai.

“Marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. Falenderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil“, shtoi Kurti.

Ndërsa kreu i VV-së, Visar Ymeri duke u ndalur tek Zajednica është shprehur se ajo është rrjedhojë e mungesës së vetëdijes që ka shteti. Nga ana tjetër ai ka shtuar se për shkak të Mustafës dhe Thaçit ka pasur agresion ndaj territorit.

“Çështja e kufirit ka marrë hov pas vitit 2012. Është goditur ideja e një republike si shtet. Është goditur barazia e qytetarëve. Mendoj se Zajednica është mungesë e vetëdijes që ka shteti. Prej Thaçit dhe Mustafës ka pasur agresion ndaj territorit që e bën vetë qeveria” tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura