Akuzat për Tahirin/ Haki Çako në SHBA, ja zyrtarët që takoi. U diskutua edhe për…

Oct 24, 2017 | 20:36
SHPËRNDAJE

Teksa në Tiranë politika po zien për akuzat që ka ngritur Prokuroria mbi deputetin Saimir Tahiri dhe kërkon arrestimin e tij, kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako ka qenë në SHBA ku “është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit”. Politikanë e gazetarë kanë akuzuar jo vetëm Tahirin për mbështetje të grupit kriminal të Habilajve që kanë trafikuar për 4 vite të qetë drogën drejt Italisë. Në lumin e akuzave përmendet edhe emri i Haki Çakos, i cili është përgjegjës për emërimet e drejtorëve e shefave të Komisariateve të Policisë.

41723280-9701-481e-99c9-6da56d1a9b68

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako gjatë vizitës në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ndodhet për punimet në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ka zhvilluar një takim me Presidentin e IACP-së, Donald de Luca si dhe me z. Bruce C. Swartz, Zv/ndihmës Prokuror i Përgjithshëm dhe Këshilltar i Departamentit të Drejtësisë për Çështjet Ndërkombëtare

Gjatë takimit që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako zhvilloi me dy zyrtarët e lartë, është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në disa fusha.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ka njohur bashkëbiseduesit me punën e bërë dhe reformat e ndërmarra nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike si dhe emigracionit të paligjshëm.

Të dy zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar bashkëpunimin si mjaft të mirë dhe kanë shprehur mbështetjen për Policinë e Shtetit edhe në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura