Vlora mbetet pa Kadastër, zhvendoset drejt Tiranës, miratohet vendimi! Bashkë me të edhe një institucion tjetër, ja kur ekzekutohet

Jan 26, 2026 | 13:50

Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion.

kadastra vlore

Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit.

Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë.

Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli.

Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.

Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave të saj të pafundme, për çështjet e legalizimeve apo pronave, kryesisht fusha e ndërtimeve.

Madje ky institucion ka pasur edhe një numër të madh drejtorësh të larguar dhe emëruar vitet e fundit.

© Panorama.al

Te lidhura