VIDEO/ Protestuesit u arrestuan para Parlamentit, aktivistët mblidhen para Komisariatit nr. 4, Policia blindon godinën: Lironi vëllezërit tanë!

Jul 2, 2026 | 11:15

Qytetarët nuk dorëzohen në protestën e tyre para Kuvendit, teksa Policia ka bërë disa arrestime që në momentet e para të disa prej përfaqësuesve të saj.

Pas dy orësh proteste me thirrjet “Rama jepe dorëheqje”, “Arrestoni Ramën” apo “Parlamenti i krimit”, ku u përdorën vezë e miell nga qytetarët dhe gaz lotsjellës nga Policia, organizatorët bënë thirrje me megafon që t’i drejtoheshin me marshim Komisariateve nr. 1 dhe 4 në Tiranë, aty ku mbaheshin të shoqëruar protestuesit.

protestuesit komisariati

“Qytetarë, të shkojmë të gjithë te Komisariatet nr. 1 dhe 4 për të liruar çunat tanë, të nxjerrim njerëzit tanë!”, ishte thirrja e një prej aktivistëve.

protestuesit komisariat1

barriera2

Shumë nga qytetarët u zhvendosën me marshim drejt Komisariateve, kurse të tjerët qëndruan para Kuvendit, duke u bërë gardh me policinë.

protestuesit komisariate

Deri tani raportohet për të paktën 6 protestues të shoqëruar, mes tyre edhe aktivisti Gent Progni.

protesta7

Pas një marshimi që ka zgjatur për minuta të tëra, protestuesit kanë mbërritur në Komisariatit numër 4, ku u shoqëruar disa protestës të tjerë pas përplasjeve me policinë.

protestuesit rruge

Protestuesit bëjnë thirrje për të liruar personat e shoqëruar, “Lironi vëllezërit tanë, lironi çunat”. Madje ata kanë bllokuar edhe një nga akset e rrugës kryesore, atë që ndodhej pranë Komisariatit, teksa dhjetëra forca policie kishin krijuar një kordon mbrojtës.

komisariati protestuesit sot

Nuk munguan edhe thirrjet ndaj uniformave blu që t’i bashkoheshin protestuesve.

“Policia të jetë me qytetarët, jo me tradhtarët”, ishte një prej thirrjeve.

Disa e sotme u shoqërua me tensione para Kuvendit. Protestuesit kanë hedhur vezë, ndërsa policia është përgjigjur me spraj lotsjellës.

policia komisariati 4

Protesta vijoi me thirrjet “Parlament i krimit”, “Arrestoni Ramën”, Arrestoni Ballukun”.

protestues komis 4

komisariati 4 protestues

Ndërkohë që vijojnë edhe tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.

komisariati 4

protesta ne shesh

Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit.

barrierat2

Protestuesit kanë hedhur vezë me herët në drejtim të automjeteve të disa deputetëve. Ndërkohë revolta vijon para Parlamentit me thirrjet “Arrestoni Ramën”.

policia barrierat

© Panorama.al

Te lidhura