VIDEO/ Banorët e “Urës së Dajlanit” mësyjnë në Bashki, mbeten në rrugë të madhe! IKMT nis shembjen e shtëpive një ditë para

Jan 28, 2026 | 17:00

Përfaqësues të 16 familjeve, banesat e të cilave ndodhen pranë kanalit të ujërave tek Ura e Dajlanit, kanë qenë sot në Bashkinë Durrës, ku kërkojnë zgjidhje për strehimin e tyre, pasi projekti i ri urbanistik ua shemb shtëpitë. Ndërkohë qe shembja e banesave eshte realizuar ditën e sotme, disa prej banoreve kane protestuar para Bashkisë se Durrësit. Madje disa kryefamiljare jane shoqëruar ne polici. 

Një nënë së bashku me fëmijët e saj ka qëndruar në mes të shiut Bashkisë, për të gjetur zgjidhje strehimi nga institucioni vendor. Ajo tregon se disa prej fëmijëve te vegjel kane mbetur ne mes te rrugës per shkak se prinderit ua mori policia.

“I morën ata nënën dhe babanë e 5 fëmijëve. I morën kot, edhe mamin edhe babin. Fëmijët po rrinë atje, vetëm. Nuk folën asgjë. Tani do rrimë atje të rruga të gjithë”, thotë banorja.

nena femijet durres

Madje disa prej tyre qajnë për nënën dhe babanë që sipas banores ia kishin marrë në polici, edhe pse ajo nuk jep shumë detaje rreth asaj çfarë kishte ndodhur.

femijet ne shi

Prej disa ditësh, ata janë njoftuar nga IKMT për prishjen e banesave të tyre, për shkak të zgjerimit të kanalit, por institucionet shtetërore nuk u kanë lënë kohë të përmbushet as afati ligjor prej 10 ditësh për të gjetur një strehë tjetër.

nena me femijet bashkia

IKMT ka vendosur si afat të fundit për prishjet ditën e mërkurë (nesër), ndërsa banorët kërkojnë nga bashkia strehim dhe bonus qiraje, sepse nuk mund të flaken në rrugë pas 20 vitesh që jetojnë aty, ndërsa kanë qenë edhe në proces legalizimi.

skrepi durres ura e dajlanit

Një përfaqësues i organizatës “Ushten”, që mbron të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian, Ismail Jakupi, tha se gjatë takimit ku ishin të pranishëm specialistë të bashkisë banorëve iu premtua se do t’u lidhet bonus qiraje.

banoret durres

Pavarësisht kërkesave të banorëve për të shtyrë afatin e prishjeve, IMKT u deklaroi përfaqësuesve të banorëve, se urdhri për prishjet do të zbatohet ditën e sotme, pasi dy ditët në vijim priten reshje të dendura shiu.

ura dajlanit2

Më herët, kryetarja e bashkisë Emiriana Sako njoftoi në rrjete sociale se do të vijohet me prishjen e çdo objekti që pengon zgjerimin, por edhe me pastrimin e mirëmbajtjen e kanaleve kulluese.

plackat durres

© Panorama.al

Te lidhura