VIDEO- Ankimi për çështjen Balluku, përfaqësuesja e Kuvendit në Gjykatë Kushtetuese: Pezullimi i një ministri prek edhe Këshillin e Ministrave, ndërhyrje në Ekzekutiv

Jan 22, 2026 | 10:42

Përfaqësuesja e Kuvendit, Mimoza Arbi parashtroi argumentet e këtij institucioni në lidhje me debatin mbi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut me vendim të GJKKO.


Në fjalën e saj ajo u shpreh se një deputet apo ministër nuk mund të pengohet të ushtrojë detyrën apo të arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit.

Sipas saj pezullimi nuk prek vetëm individin, por edhe Këshillin e Ministrave.

“Deputeti gëzon imunitet, nuk mund te pengohet të ushtrojë detyrën, nuk mund të ndalohet apo arrestohet pa pëlqimin e Kuvendit. Ndjekja penale bëhet me miratim të Kuvendit”, tha ajo.

Sipas përfaqësuese së Kuvendit, ky vendim i GJKKO cenon parimit dhe ndarjen e pushteteve dhe të kompetencave kushtetuese.

“Pezullimi i një ministri krijon një situatë ku pushteti gjyqësor ndërhyn në funksionimin e organeve të larta të ekzekutivit kushtetuese”, tha më tej ajo.

“Në vlerësimin e Kuvendit është që pezullimi është një shkarkim. Kjo nënkupton faktin se përmes pezullimit ndalohet pjesëmarrja e funksionarit në mbledhjen e Këshillit të Ministrit. Ndalimin e kompetencave në fushën e infrastrukturës dhe energjisë etj.

Fakti që një vendim i gjykatë pezullon një ministër, ky pezullim është pa afat. Ky afati i hetimit mund ti jetë i barabartë me një mandat të qeverisë. Kjo e bën de facto pezullimin të jetë një shkarkim. Këtu cënohet kompetencat, dispozitat kushtetuese për parashikon mënyrën e emërimit apo shkarkimit të një ministri”, tha Arbi.

© Panorama.al

Te lidhura