Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok, e cila e cilësoi vendimin e qeverisë si “cenim të lirisë së shprehjes”.
Në një reagim në X, kryeministri thotë se gjykata arsyeton se 90% përqind të prindërve dhe mësuesve, me të cilët u bë konsultim dhe kërkuan mbylljen, paskan qenë gabim.
Sipas tij, falë mbylljes arritën të merrnin masat e duhura me kompaninë dhe ta bënin sërish të aksesueshëm rrjetin social, ndërsa shton se “të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot”.
Ai thotë se falë mbylljes, prindërit ndihen më të lehtësuar, ndërsa ironizon vendimin e Kushtetueses, duke theksuar se tani “shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”.













