U ofrua si kandidat për Tiranën, Erion Braçe reagon sërish: E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund! Nuk është ambicie personale, kemi një mundësi të madhe për të zhvilluar qytetin

Mar 31, 2026 | 12:57

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka konfirmuar ambicien që ka shprehur për të kandiduar për postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e vitit 2027.

brace bashkia tirane

Në një reagim në rrjete sociale, deputeti shprehet se ka marrë shumë mesazhe për seriozitetin e deklaratës së tij, ndërsa shton se nuk po tallet  me qytetarët dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj dëshire të tij.

“Jooo, nuk po tallem. E kam seriozisht e do i shkoj deri në fund. Bashkë me ju!”, ka shkruar Braçe, ndërsa shpreh falenderimet për mesazhet e shumta që ka marrë nga mbështetësit në rrjete sociale.

Braçe thekson se synimi për të kandiduar nuk ka të bëjë me ambicien personale, por shtoi se e sheh këtë si një mundësi shumë të madhe për të zhvilluar qytetin në një dimension të ri ku të gjithë e gjejnë të mirën.

“Nuk është ambicie personale, nuk është interesi im personal – jam tërësisht i çliruar nga këto; por mendoj se kemi një mundësi shumë të madhe për ta zhvilluar këtë qytet në një dimension të ri, përfshirës ku gjithësecili gjen jo veten e tij, jo jetën e tij por të mirën e tij”, shton më tej ai.

Reagimi i plotë:

JOOO, NUK PO TALLEM!

E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NË FUND

BASHKE ME JU!

Së pari e mbi të gjitha shumë shumë faleminderit për mesazhet, mbështetjen përmes tyre, vlerësimin po mëres tyre, inkurajimin po përmes tyre;

Ju jam shumë shumë mirënjohës!

E dyta, dua t’i kërkoj ndjesë secilit ndër ju që më keni shkruar e nuk i kam kthyer një “FALEMINDERIT” pas; veçanërisht atyre që më kanë shkruar në Messenger te Facebook, në DM e Instagram; besoj që atyre në ËhatsApp u jam përgjigjur të gjithëve.

Ndërkohë, mes mesazheve pyetja më e përsëritur është:

E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJERËZIT?

Atëherë dy gjëra:

Nuk ka ndodhur kurrë që unë të tallem me njerëzit dhe nuk do të ndodhë ndonjëherë me mua kjo.

POO E KAM SERIOZISHT E DO T’I SHKOJ DERI NË FUND BASHKE ME JU!

NUK ËSHTË AMBICIE PERSONALE, NUK ËSHTË INTERESI IM PERSONAL – jam tërësisht i çliruar nga këto;

POR MENDOJ SE KEMI NJË MUNDËSI SHUMË TË MADHE PËR TA ZHVILLUAR KËTË QYTET NË NJË DIMENSION TË RI, PËRFSHIRËS E KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETËN E TIJ POR TË MIRËN E TIJ!

© Panorama.al

Te lidhura