Trump: Dërgimi i agjentëve të ICE në aeroporte për të rritur sigurinë! Demokratët në Kongres të bien dakord për financimin

Mar 22, 2026 | 16:43

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se do të dërgojë agjentë të Zyrës së Migracionit dhe Doganave (ICE) nesër, të hënën, për të mbështetur stafin e Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) në aeroportet e vendit.

trump

“Të hënën, ICE do të shkojë në aeroportet për të ndihmuar agjentët e mrekullueshëm të TSA-së që kanë mbetur në detyrë,” shkroi Trump në një postim në platformën e tij sociale Truth Social.

Ky veprim është pjesë e presionit të Trump ndaj Kongresit për të miratuar menjëherë fondet për sigurinë e aeroporteve. Ai kishte paralajmëruar të shtunën se do të dërgonte agjentë të ICE nëse demokratët në Kongres nuk do të miratonin pa vonesë financimin e sigurisë aeroportuale.

© Panorama.al

Te lidhura