Tentoi të kalonte lumin, por e mori rrjedha e ujit, humb jetën 66-vjeçari

Jan 4, 2026 | 9:29

Një 66-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme (3 janar) në Klos.

lumi mat

Mësohet se Xhemal Zhuku, ka tentuar të kalojë lumin Mat, por është marrë nga rrjedha e fortë e ujit, raporton News24.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

© Panorama.al

Te lidhura