Sulmet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon Trumpin: Kujdesu për veten që të mos të eliminojnë

Mar 10, 2026 | 13:53

Irani ka kërcënuar presidentin e SHBA, Donald Trump me “eliminim”. Kërcënimi erdhi pasi lideri amerikan premtoi “zjarr dhe tërbim” nëse Teherani ndalon rrjedhën e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

donald trump

Ali Larijani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, shkroi në X, duke thënë se nuk kanë frikë nga kërcënimet boshe dhe duke shtuar se lideri i Shtëpisë së Bardhë të kujdesej se mund ta vrisnin.

“Irani nuk ka frikë nga kërcënimet tuaja boshe. Edhe ato më të mëdha se ju nuk mund ta eliminonin kombin iranian. Kujdesu për veten që të mos të eliminojnë!“, shkroi ai.

FBI-ja e ka akuzuar Iranin për komplot për të vrarë Trump në të kaluarën. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka konfirmuar dy tentativa për sulm ndaj tij nga iranianët.

Pas vrasjes së Liderit Suprem, Ali Khamenei, presidenti i SHBA theksoi se ishte ai i pari që veproi kundër Khameneit duke iu referuar tentativave për ta eliminuar nga persona të lidhur me Iranin.

© Panorama.al

Te lidhura