“SPAK-u kontroll, asnjë lëvizje”- “Le Iene” publikon pamjet nga arrestimet në call-center në Tiranë, mashtronin miliona evropianë

Jan 26, 2026 | 12:28

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka publikuar pamjet e operacionit të SPAK dhe BKH në një call centre në Tiranë.

Screenshot_2

Në video shihet momenti kur oficerët  afrohen afër recepsionit duke thënë: “SPAK-u kontroll, asnjë lëvizje vajza. Mos i prekni telefonat”.

Organizata dyshohet se fitonte midis 20 dhe 30 milionë euro në muaj përmes qendrave të koordinuara të thirrjeve në Evropë dhe me seli në Shqipëri.

“Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-centre, ndërsa ata janë shoqëruar në polici me pranga në duar.

Ketu shikoni edhe VIDEON

Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Në kërkim për rastin u shpallën edhe tre vëllezër nga Tropoja si organizatorë të skemës.

MASAT E DHENA NGA GJKKO

Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arreat me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditw

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditw

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

© Panorama.al

Te lidhura