“Shqipëria ka dështuar të luftojë krimin e organizuar”- Deputetët e PD takohen me kongresmenin amerikan Higgins: Diskutime për partneritetin për luftën ndaj korrupsionit

Feb 6, 2026 | 19:30

Delegacioni i deputetëve të opozitës po vijon turin e tij në SHBA, ku vijojnë të takohen me përfaqësues të lartë amerikanë.

deputetet e pd

Deputetët e Partisë Demokratike janë takuar së fundmi në Uashington edhe me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, informon se gjatë takimit u diskutua situata në Shqipëri dhe dështimi i qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, madje bashkëpunon me të.

Bardhi nënvizon domosdoshmërinë për një sistem drejtësie të pavarur dhe “rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për luftimin me efikasitet të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Kreu i grupit të PD ndau ehde një album fotosh të bëra gjatë takimit me kongresmenin amerikan në zyrën e tij.

higgins bardhi

Postimi i Gazment Bardhit:

Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për zbatimin e ligjit federal.

Me kongresmenin Higgins kishim mundësi të diskutonim sesi Shqipëria ka dështuar të luftojë krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me të dhe duke e forcuar vit pas viti. Sistemi i drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese duhet të sigurojnë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët me qëllim luftën me efikasitet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

© Panorama.al

Te lidhura