“Qeveria ka humbur 13 çështje në Arbitrazh me vlerë 197 milionë euro”- Denoncimi i PD: Shqipëria rrezikon konfiskim pasurish për çështjen ‘GBC Oil’

Mar 11, 2026 | 14:56

Partia Demokratike denoncoi sot qeverinë se me praktikat e saj antiligjore po rrezikon buxhetin e shtetit me çështjet e humbura të Arbitrazhit, duke shkaktuar dëm të madh ekonomik.

genta vangjeli

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në selinë blu, Genta Vangjeli, tha sot gjatë një deklarate për mediat se qeveria “Rama” numëron deri tani 13 çështje të humbura në Arbitrazh, me një dëm financiar 197,2 mln euro.

Dhe ajo solli në vëmendje rastin më të fundit të “GBC Oil”, me vlerë mbi 13 mln euro.

“Edhe një herë, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të qeverisë, vendi rrezikon të përballet me një faturë që rëndon mbi qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për një konflikt që përfshin qeverinë shqiptare dhe kompaninë GBC Oil Co. Ltd, e përfaqësuar nga kompania ndërkombëtare Omni Bridgeway, e cila iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Si rezultat i këtij procesi, gjykata e arbitrazhit vendosi të gjobisë shtetin shqiptar”, tha Vangjeli mes të tjerash.

firma1

Sipas saj, qytetarët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të paguajnë çmimet e gabimeve dhe abuzimeve të një qeverie që ekspozon vendin. Ajo e shoqëroi deklaratën me dokumente dhe faksimile.

Në fund Vangjeli bëri apel që qytetarët të mblidhen nesër para parlamentit në protestë, në orën 10:00.

“Qytetarët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të paguajnë çmimin e gabimeve dhe abuzimeve të një qeverie që me veprimet dhe mosveprimet e saj po e ekspozon Shqipërinë ndaj humbjeve të rënda financiare. Prandaj, i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që ditën e enjte, në orën 10:00, të bashkohen përpara Parlamentit, për largimin e Edi Ramës, qeverisja e të cilit po i kushton vendit miliona euro dhe po rrezikon pasuritë e shtetit shqiptar e në fund  refuzon të mbajë përgjegjësi”, u shpreh ajo.

firma2

 Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Ndërsa qeverisë Berisha i numërohet vetëm 1 çështje e humbur në Arbitrazh, ajo për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër-Tepelenë kontratë e vitit 2005, qeveria Rama numëron 13 çështje në arbitrazh dhe njeh detyrimin fillestar e të paktën 197.2 milion euro lidhur me arbitrazhet.

Edhe një herë, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit të qeverisë, vendi rrezikon të përballet me një faturë që rëndon mbi qytetarët shqiptarë.

firma3

Bëhet fjalë për një konflikt që përfshin qeverinë shqiptare dhe kompaninë GBC Oil Co. Ltd, e përfaqësuar nga kompania ndërkombëtare Omni Bridgeway, e cila iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Si rezultat i këtij procesi, gjykata e arbitrazhit vendosi të gjobisë shtetin shqiptar.

Për ekzekutimin e këtij vendimi, përfituesi GBC Oil ka autorizuar kompaninë Omni Bridgeëay, e cila po kryen procedurat ligjore.

firma4

Çështja Omni Bridgeway Limited kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, me numër 1:23-cv-01938, është shqyrtuar në Gjykatën e Qarkut të SHBA-së, e cila njohu vendimin e arbitrazhit dhe i dha të drejtë kompanisë.

Në raportin e Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit janë publikuar detyrimet në Arbitrazh të qeverisë së Shqipërisë, pjesë e të cilit është edhe

– Çështja për prishjen e 3 marrëveshjeve për hidrokarbure me GBC OIL Company.

Për këtë çështje shteti shqiptar ka njohur detyrimin për të paguar paditësin GBC OIL Company në vlerën 13.3 milion euro për rentën minerare si dhe kostot ligjore 1.6 milion euro.

firma4

Megjithëse prej kohësh është në dijeni të këtij detyrimi, qeveria shqiptare nuk e ka ekzekutuar atë.

Në këto kushte, kompania Omni Bridgeëay i është drejtuar gjykatës amerikane për të kërkuar autorizimin për konfiskimin e pasurive sovrane të Shqipërisë, një skenar që kujton rastin e sekuestrimit të fondeve të Albcontrol në konfliktin me Francesco Beçhettin.

Duhet të jetë e qartë: këto fatura nuk duhet të paguhen nga taksat e shqiptarëve. Përgjegjësia për këto vendime dhe për pasojat e tyre duhet të bjerë mbi ata që qeverisin sot vendin.

firma5

Qytetarët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të paguajnë çmimin e gabimeve dhe abuzimeve të një qeverie që me veprimet dhe mosveprimet e saj po e ekspozon Shqipërinë ndaj humbjeve të rënda financiare.

Prandaj, i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që ditën e enjte, në orën 10:00, të bashkohen përpara Parlamentit, për largimin e Edi Ramës, qeverisja e të cilit po i kushton vendit miliona euro dhe po rrezikon pasuritë e shtetit shqiptar e në fund  refuzon të mbajë përgjegjësi.

firma6

© Panorama.al

Te lidhura