Pas arrestimit të Maduros, kreu i CIA-s takon presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez! Ja çfarë u diskutua

Jan 16, 2026 | 14:59

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, u takua të enjten në Karakas me Delcy Rodríguez, presidenten e përkohshme të Venezuelës, duke përforcuar mesazhin e administratës Trump se e sheh qeverinë e përkohshme si rrugën më të mirë drejt stabilitetit afatshkurtër në vend.

john-ratcliffe

Sipas CNN, gjatë takimit Ratcliffe diskutoi me Rodríguez fusha të mundshme të bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar njëkohësisht se Venezuela nuk mund të vazhdojë të shërbejë si strehë për kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara, me theks të veçantë te rrjetet e trafikut të drogës.

Siç deklaroi një zyrtar amerikan, ky kontakt kishte për qëllim rritjen e besimit reciprok dhe pasqyron vullnetin e Ratcliffe që CIA të veprojë me më pak hezitim.

Takimi u zhvillua në një periudhë kur Donald Trump duket se po forcon kontrollin e Uashingtonit mbi Venezuelën, veçanërisht në sektorin e prodhimit të naftës.

Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do ta “menaxhojnë në thelb” vendin, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s më herët gjatë këtij muaji.

© Panorama.al

Te lidhura