Deva Cassel, vajza e Monica Bellucci-t dhe Vincent Cassel teksa u prezantua si ambasadore e re e Dior, në Javën e Modës në Paris, spikati gjithashtu dhe si një ikonë e stilit modern.

Java e Modës së Lartë në Paris këtë janar u shënua nga koleksioni debutues i Jonathan Anderson për Dior, dhe modelja kryesore ishte Deva Cassel, stili i së cilës mishëronte në mënyrë të përsosur kombinimin e drejtimit të ri të markës dhe elegancës rinore.
Për këtë rast të veçantë, ajo ‘braktisi’ siluetat klasike dhe korset strikte të Dior, duke u shfaqur me një një stil “elegant intelektual”.

Deva u u shfaq me një këmishë klasike me mëngë të përdredhura, e cila i dha pamjes një prekje modestie dhe rehatie.
Detaji më i dukshëm i outfit-it ishte një jelek me motive gjeometrike në nuanca bronzi, portokalli dhe kafe, i futur brenda pantallonaveme palosje asimetrike.

Një rrip lëkure i zi me tokëz të artë lidhte pjesën e sipërme dhe të poshtme të veshjes, duke reflektuar stilin e Jonathan Anderson, i njohur për volumin dhe siluetat jokonvencionale.
Bukuria e Deva-s ishte po aq natyrale sa edhe veshja e saj. Flokët me ndarje në mes dhe grimi minimal vunë në pah lëkurën e freskët dhe tiparet e saj, ndërsa buzëqeshja dhe pozat për fotografët reflektuan energjinë rinore që Anderson dëshiron të sjellë në Dior.
© Panoramaplus.al

