14 Janar, 2021

Zyrtarisht të ndarë, finalizohet divorci i çifti i famshëm i aktorëve 1 vit pasi i dhanë fund martesës


 

Çifti i famshëm i aktorëve, Justin Hartley dhe Chrishell Stause kanë finalizuar divorcin e tyre më shumë se një vit pasi u ndanë.

“Të dy palët hynë në një marrëveshje konfidenciale për sa i përket kushteve të divorcit, përfshirë mbështetjen e njëri-tjetrit,”– u shpreh një burim për Us Weekly.

Ndërsa një burim tjetër konfirmoi se Chrishell ka nisur jetën e sa të re me të dashurin Keo Motsepe.

Raportohet se aktorët nuk kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore.

Us konfirmoi në nëntor 2019 që aktori 43 vjeçar, kërkoi divorcin nga ylli i “Selling Sunset”, 39 vjeçe, pas dy vitesh martesë.

Justin, i cili ka një 16-vjeçare Isabella me ish-gruan Lindsay Korman-Hartley, pretendoi se u ndanë në korrik 2019.

Statuse nga ana tjetër u shpreh se data e ndarjes ishte 22 nëntori, dita kur ai paraqiti kërkesën për divorc.

Ndarja e çiftit ishte një temë e nxehtë në sezonin 3 të serisë Netflix, gjatë së cilës Stause pretendoi se mori vesh për kërkesën për divorc të Hartley përmes një mesazhi.

Më pas aktori nisi një lidhje me Sofia Pernas në pranverën e vitit 2020.

Ndërsa Stause nisi një romancë me Motsepe, 31 vjec.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al