6 Gusht, 2018

Zvogëloi gjoksin nga 6 në 3, Çiljeta tregon ç’po vuan pas operacionit


Dy vite më parë këngëtarja e shumë komentuar për format bombastike, Çiljeta i habiti të gjithë me deklaratën se do zvogëlonte gjoksin. Pas operacionit, këngëtarja u shpreh shumë e kënaqur me këtë ndryshim dhe zbuloi se e ka zvogëloi gjoksin me tre numra duke e cuar nga gjashtë në tre.

Mirëpo në një intervistë me gazetaren për “Edicioni veror” në “ABCNews”, Çili tregon se i është hapur problem tjetër pasi gjoksi vazhdon t’i rritet.

“Që ta dini, hunda, gjoksi dhe veshët rriten gjatë gjithë jetës. Kur është genetike, gjoksi do të vazhdojë të rritet. Më kanë thënë që duhet ta operoj 1 herë në 4 vite”, u shpreh këngëtarja duke shtuar se nuk ka ndërmend ta operojë përsëri.

© Panoramaplus.al