12 Maj, 2024

Zvicra triumfon në “Eurovision”, Nemo me “The Code” rrëmben çmimin e parë! Ja mesazhi i këngëtarit


Zvicra do të jetë mikëpritësja e edicionit të ardhshëm të “Eurovisionit”.

Nemo me “The Code” ka rrëmbyer çmimin e parë të këtij kompeticioni, që u zhvillua në Malmo të Suedisë.

Këngëtari ka arritur të marrë 591 pikë, duke lënë prapa Kroacinë me 547 pikë. E treta u rendit Ukraina me 453 pikë.

Kënga e Nemos është një rrëfim për identitetin gjinor, shëndetin mendor dhe  gjetjen e vetes.

“Faleminderit shumë! Shpresoj që kjo garë do të jetësojë premtimin për paqe dhe dinjitet për çdo person në botë”, ka thënë shkurt Nemo midis emocionesh pasi ka marrë trofeun që ia dorëzoi fituesja e edicionit të kaluar.

Në Eurovision mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima e cila përfaqësoi vendin tonë me këngën “Titan”, por nuk ia arriti dot që të kalojë në natën finale.

© Panoramaplus.al