6 Nëntor, 2020

“Zoti na e rimori engjëllin që na e dha hua,”- Reperja e njohur ndahet nga jeta në moshën 21-vjeçare, shkaku i vdekjes …


Reperja e njohur Braxton ‘Brax’ Baker ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga nëna e saj, Letricia Loftin në një video në Instagram mëngjesin e së enjtes, ndërsa nuk zbuloi shkakun e vdekjes.

“Engjëlli jonë, Braxton Blue.B Baker është ngjitur lart. Nuk kishte gërvishtje, nuk kishte mavijosje, qenia e saj e brendshme dhe e jashtme ishte plotësisht e pastër. Ishte një çlirim shpirtëror.

Zoti na e rimori engjëllin që na e dha si hua. Braxton ishte në tërheqje shpirtërore, duke hartuar dhe kuruar me kujdes artin e saj. Që atëherë ajo ia ka kushtuar artin e saj njerëzimit dhe shërimit, duke kompozuar dy albume dhe tre romane,”- tha nëna e saj.

Brax u bë e famshme në vitin 2017 me projektin e saj muzikor “Verse”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al