Në seancat parlamentare të së enjtes, ato që bien më së shumti në sy janë zonjat dhe zonjushat. Asnjëra, në fakt, nuk kursehet kur vjen puna për t’u dukur bukur. Duket si një lloj konkurrence mes tyre.
Siç e dini, këto kohë opozita ka munguar në Parlament, kështu që ne jemi të detyruar të komentojmë vetëm deputetët dhe ministrat e maxhorancës. Kësaj here zgjodhëm dy deputetet që kishin ardhur të veshura më bukur.
Njëra është Senida Mesi, zëvendësja e Kryeministrit Rama. Ajo këtë herë ishte veshur shumë elegante, me kostum të zi dhe bluzë të bardhë që i shkonin shumë dhe e dyta është Kryeprokurorja Arta Marku, e cila ishte aty për të raportuar. Larg veshjeve zyrtare, Marku kishte ardhur e veshur me një fustan pink!
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al