9 Tetor, 2020

Zmadhimi i gjoksit i kushton shumë, aktorja e njohur turke përfundon në spital pasi i shpërtheu silikoni


Aktorja e famshme turke, Serenay Sarikaya ka pushtuar titujt e mediave, pas pretendimeve se i ka shpërthyer silikoni.

Mediat turke raportojnë se 29-vjeçarja është shtruar në spital mbrëmjen e së enjtes për të bërë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale në gjoks.

Për më tepër, pretendohet se ajo u regjistrua në spital një emër tjetër, Seren Kaya për të fshehur incidentin.

Moderatori Ilker Koç deklaroi se aktorja më parë kishte bërë implantime silikoni.

“Silikoni i vjetër mund të ketë shpërthyer,”– tha ai.

Ndërkohë nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Serenay Sarikaya në lidhje me lajmet që po qarkullojnë rreth saj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al