28 Shkurt, 2022

“Zihemi si qentë”/ Komentuesi i kërkon të hap bunkeret, Rama ironizon: S’jemi në kohën e xhaxhit


Pas shteteve Europiane, edhe Shqipëria ka vendosur disa sanksione të posaçme lidhur me Rusinë me shpresën se do t’i japë fund luftës me Ukrainën.

Vend ky, i cili prej disa ditësh po vuan nga bomabrdimet e panumërta dhe plumbat që shpërndahen në ajër si disa pika shiu.

Gjatë ditës së sotme, në një postim në Instagram kryeministrit të vendit tonë, Edi Rama i është bërë një kërkesë nga një ndjekës i faqes së tij.

Atij i është kërkuar që të hapë bunkeret e Enver Hoxhës për të strehuar familjet ukrainase.

Por, përmes një ironie të hollë kryeministri i ka thënë se nuk janë në kohën e Enver Hoxhës.

Ai ka cituar edhe një herë se janë vend i NATO-s dhe do të mbrohen të gjithë bashkë.

“E para, nuk jemi ne kohen e xhaxhit jemi vend i NATO-s që dmth se vendet e NATO-s mbrohen të tëra së bashku edhe nëse një i vetëm sul.mohet dhe e dyta, le te mesojme t’i gezohemi me shume lirise, pavaresise, demokracise, Shqiperise, duke luftuar si njerez jo duke u zene si qen per pikepamjet e ndryshme dhe te punojme me shume se bashku, duke e degjuar me shume njeri-tjetrin #TëBashkuarJotëNdarë”, ka shkruar ai .

 

© Panoramaplus.al