4 Qershor, 2018

Zhvillime të papritura në jetën e Rihanës, këngëtarja i jep fund…


Duket se Rihanna i ka dhënë fund lidhjes së saj me të dashurin miliarder, Hasaan Jameel.

Siç i thanë burimet “Media Take Out News”, ky vendim është marrë nga vetë këngëtarja, e cila siç raporton revista “Elle”, ndonjëherë lodhet nga meshkujt dhe dëshiron privatësinë e saj.

Ndarja e papritur duket se e ka lënë zemërthyer biznesmenin, ndërkohë që për herë të fundit ata janë fotografuar bashkë në muajin janar.

Nuk kanë kaluar shumë javë që kur këngëtarja e konfirmoi lidhjen e saj në një intervistë për revistën “Vogue”. Tashmë thashethemet për këtë ndarje i kanë habitur të gjithë pasi ajo shfaqej shumë e lumtur.

 

© Panoramaplus.al