Ada Deda, vajza e ish deputetes demokrate Albina Deda është një nga personazhet publike e cila ka qenë shumë aktive në Instagram me postime të njëpasnjëshme, shpeshherë sensuale, ekstravgante apo edhe tejet provokuese.

Por ndërsa kemi vëzhguar profilin e saj sot , kemi vënë re se Ada është zhdukur. Po po , ka vendosur të zhduk nga Instagrami të gjitha postimet.

Ajo ka fshirë nga Instagrami i saj të gjitha fotot sensuale duke e lënë profilin e saj krejt të zbrazët. Çfarë të ketë ndodhur me vajzën simpatike. Kujtojmë këtu se vetëm pak kohë më parë ajo lajmëroi se po niste ndjekjen e studimeve të larta në degën e gazetarisë.

© Panoramaplus.al

