Era Istrefi është zhdukur nga rrjetet sociale.

Këngëtarja nuk ka bërë asnjë postim në Instagram që nga data 14 dhjetor e vitit të kaluar.
Kjo gjë ka shqetësuar fansat, të cilët kanë kërkuar një reagim nga Era.

Qindra komente janë bërë në postimin e saj të fundit, ku fansat e pyesin se si është ndërsa i kërkojnë të kthehet pasi u mungon muzika e saj.
Pavarësisht komenteve të shumta nuk ka pasur asnjë reagim nga këngëtarja për të qetësuar fansat dhe shpjeguar arsyet e vendimit për të mos postuar asgjë në rrjetet sociale.




