Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po kalon periudhën më të mirë të jetës së saj përsa i përket anës profesionale. Ajo na njeh çdo ditë e më shumë me sukseset e saj të reja.

Madje i pa e gjithë bota arritjet e saj në “Briti Awards” ku triumfoi me 2 çmime të rëndësishme. Para pak ditësh Lipa ishte e ftuar në një intervistë për “Rolling Stones”, ku u pyet se cilin këngëtar do të zgjidhte mes Kanye West dhe Taylor Swift.
Dua ka treguar se i preferuari i saj është Kanye. Por mesa duket kjo gjë është keqkuptuar nga fansat e Taylor Swift dhe të gjithë filluan të dërgonin mesazhe kërcënuese të mbushura me sharje dhe ofendime në adresë të këngëtares shqiptare.

Për t’i dhënë fund kësaj gjëje Dua ka bërë një sqarim për gjithë ndjekësit e Swift. “Unë fola për muzikën e tyre dhe jo ata të dy si njerëz. Taylor Swift është një këngëtare e talentuar, por unë jam fanse e hip-hopit dhe prandaj zgjodha Kanye West. Fansat e këngëtares më dërgonin mesazhe të ndryshme duke nënkuptuar ‘Do të vdisni’” ka thënë Dua Lipa.
E gjithë kjo ka ardhur për shkak të debateve që kanë nisur që nga viti 2009 midis Taylor Swift dhe Kanye West.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
