
Ky është momenti shokues kur një modele nudo përballet me një grabitës të armatosur në shtëpinë e saj.
Pamjet e sigurisë tregojnë Danii Banks që del e zhveshur nga dhoma dhe gjen një hajdut me armë në dorë që po ecte nëpër shtëpinë e saj.

29-vjeçarja pretendoi se po flinte gjumë në apartamentin e saj në Chamblee të Georgias kur dëgjoi të lehurat e qenit.
Në video shihet hajduti që mban një armë në dorë në dhomën pa dritë.
Më pas Danni del nga dhoma e gjumit dhe shokohet kur e sheh.
Ylli i Instagram, që ka më shumë se 2.5 milionë ndjekës, tha se ai e hodhi në shtratin e saj e u largua.

Modelja telefonoi policinë dhe oficerët e gjetën të tronditur e duke qarë.
Sipas autoriteteve dera e saj e jashtme e apartamentit ishte hapur me forcë.
Danni deklaroi se grabitësi ishte një burrë me ngjyrë.
Policia ende s’ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.



