23 Nëntor, 2023

Zërat për krisjen e marrëdhënies së Luiz Ejllit me Arbana Osmanin të vërteta? Reagimi i moderatores për lajmin e shtatzanisë së Kiarës zbulon çdo gjë (Foto)


Ditën e djeshme çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër të një vajze.

Përmes një videoklipi, ku u shfaqen me detaje momentet emocionuese të çiftit pasi marrin vesh lajmin e ëmbël, dyshja zbuluan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti morën urime të shumta nga fansat dhe personazhet e njohura publik, ku një ndër to ishte Efi Dhedhes, Getoar Selimi, Ronaldo Sharka, Marina Vjollca, Stresi, Valbona Mema, por ajo çfarë ra në sytë e publikut ishte urimi i moderatores së “BBV” Arbana Osmanit.

“Urime e vetëm bekime Luiz Ejlli dhe Kiara Tito”– ka komentuar ajo në videon emocionuese.

Megjithatë çifti nuk i kanë kthyer përgjigje moderatores për ta falenderuar për urimin, ndërsa ky veprim nxiti akoma më shumë zërat që Luizi dhe Kiara nuk ruajnë një marrëdhënie të mirë me Arbanën.

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se mes Luizit dhe Arbanës dhe bashkëshortit të saj, regjizorit Eduart Grishaj mund të kishet një përplasje. Ndërsa, Kiara Titos iu besua “DWTS Fan Club”, nga ana tjetër edhe Luizi, që mbetet ndër emrat më të pëlqyera, ka pasur ambicie që të kishte një karrierë televizive, këtë herë jo vetëm si këngëtar.

Në rrjet prej kohësh është përfolur se ai do të ishte opinionist në “Big Brother VIP 3”. Zërat u shtuan pasi vetë Arbër Hajdari konfirmoi se vitin e ardhshëm nuk do të ulej në poltronën e opinionistit. Megjithatë, një vendim i tillë duket i vështirë. Në rrjet është përfolur se Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ishin kundër pjesëmarrjes së Luizit në këtë format. Dhe ka qenë pikërisht ky fakt “molla e sherrit” mes fituesit të “Big Brother” dhe çiftit të famshëm.

arbana osmani (1)

Luizi i largoi nga Instagrami, bashkë me disa ish-banorë të tjerë, duke sjellë kështu mbylljen përfundimtare të marrëdhënieve mes tyre.

Luiz Ejlli

Luiz Ejlliii

 

KiraaaKira luizKiara Luizzz

luiz ejlli kiara tito (2)luiz ejlli kiara titoluiz ejlli kiara tito1luiz ejlli kiara tito3

kiara tito luiz ejlli

© Panoramaplus.al