Zendaya është fansja numër një e Tom Holland. Aktorja e “Euphoria” përmes një tregoi me krenari mbështetjen e saj për filmin e ri të të dashurit të saj “Uncharted”, duke postuar një video me Boomerang të biletës së saj të filmit së bashku me mbishkrimin, “Woop woop”.

Dhe mos mendoni se mbështetja e Tom dhe Zendaya për njëri-tjetrin ndalon këtu. Përpara publikimit të “Spider-Man: No Way Home” në dhjetor 2021, Zendaya ndau një dedikim të ëmbël për të dashurin e saj në Instagram, duke shkruar: “Spider-Man im. Jam shumë krenare për ty, disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë.”
SUPPORTIVE GIRLFRIEND!! ♥️
? | Zendaya postou um story com seu ingresso de cinema para assistir “Uncharted: Fora do Mapa”. pic.twitter.com/4H5ketS4Rm
— Tomdaya Brasil (@TomdayaBrasil) March 1, 2022
Që nga dalja e parë publike vitin e kaluar, të dy janë shfaqur më shumë së bashku dhe kanë treguar më shumë dashuri ndaj njëri-tjetrit publikisht. Muajin e kaluar, dy yjet e Spider-Man u panë ndërsa dilnin së bashku në shfaqjen e ‘Uncharted’. Çifti, të dy 25 vjeç, u fotografuan të kapur për dore së bashku duke dalë nga ‘Crosby Street Hotel’ në New York.
Më 23 shkurt, dyshja u fotografuan duke darkuar në Romë. Ishte Tom ai që udhëtoi drejt kryeqytetit italian për të surprizuar Zendayan e cila ndodhej atje prej disa ditësh.
© Panoramaplus.al
