Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor, duke mirëpritur në jetë të voglin Krid.

Ditën e djeshme, ai ka mbushur katër muaj jetë dhe me këtë rast, Klea i ka bërë një dedikim të ëmbël.

“Para 4 muajsh u takova me Zotin dhe ai më dha në duar botën duke më dhuruar një nga engjëjt e tij më të bukur! As në ëndrrat e mia më të bukura nuk të kisha imagjinuar dhe projektuar o dashuria ime e vogël e madhe KRID!

Zemra po më shpërthen nga dashuria që kam për ty. Dua të ulëras që ta shpreh gjithë dashurinë, sepse fjalët nuk janë shpikur e nuk do shpiken kurrë, për asnjë nënë!

Ti më dhe emrin më të bukur në jetë, emrin NËNË dhe unë për këtë të jam mirënjohëse gjithë jetës ty dhe Zotit! Të dashuroj bebi Krid”, ka shkruar Huta krah një fotoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo shfaqej duke mbajtur në krahë të voglin ndërkohë që në sfond dukej perëndimi i bukur i diellit.

Pak kohë më parë, edhe Elgiti realizoi një tatuazh në krah, imazhi i të cilit është i ngjashëm me foton e Kleas, për ta pasur kujtim gjatë gjithë jetës.




