24 Gusht, 2023

“Zemra më bëri bam”- Pasi hodhi poshtë aludimet se ka nisur një romancë me ish-yllin e “Chelsea”, modelja e njohur konfirmon romancën me Adam Collard


Modelja e njohur e “OnlyFans”, Lottie Moss gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në podkastin e Chloe Burrows “Chloe Vs The World”, ndër të tjera ka konfirmuar lidhjen me Adam Collard.

Kur pashë Adamin për herë të parë, thashë: ‘Jo, ai nuk është tipi im. Fjalë për fjalë nuk është aspak tipi im’ dhe më pas zemra më bëri bam. Është e çuditshme, ne thjeshë kemi një lidhje të veçantë.”– tha modelja.

Ndërsa shtoi: “Mendoj se vetëm kur takon dikë që don ndihesh kështu, pasi nuk jam ndjerë kurrë kështu me djemtë e tjerë.”

Ndër të tjera gjatë intervistës bukuroshja hodhi poshtë pretendimet se ka pasur një histori dashurie me ish-yllin e “Made in Chelsea”, Spencer.

“Po merrja mesazhe nga të gjithë, por në të vërtetë mes nesh nuk ndodhi asgjë”, u shpreh Lottie.

© Panoramaplus.al