Moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku së fundmi ka publikar projektin e tij më të ri muzikorë, i cili titullohet “Intrigante”.

Menjëherë pas kësaj fansat kanë aluduar se këtë këngë, Besi ia ka kushtuar ish-bashkëshirtes së tij Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe 2 fëmijë, vajzën Ajka dhe djalin Amen.

Zërat u shtuan më shumë nga një ndër vargjet e këngës, ku aktori citon se femra në fjalë i ka kërkuar 1 mijë paund për mamin e sëmurë që e ka në spital.
“ Zemra do mi nisësh 1000 paund se e kam mamin sëmurë, e kam në spital” thuhet në një ndër vargjet e këngës së këngëtarit.
Kujtojmë që në fillimet e njohjes çifti kanë treguar se Besi i ka qëndruar pranë Xhensilës në momentet e saja më të vështira, duke e ndihmuar me mamin dhe duke i dhuruar gjak nënës së këngëtares, e cila ndodhej në spital, dhe ishte një gjendje të keqe shëndetësore.

Çifti i thanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare vetëm disa muaj më parë, ndërsa ishte Besi ai që konfirmoi lajmet për ndarje, duke treguar se fëmijët qëndrojnë me ish-bashkëshorten.


