U duk sikur do të pajtoheshin, por në fakt ndodhi e kundërta. Përballja mes moderatores së njohur italiane Ilary Blasi dhe ish-“mbretit” të paparacit, Fabrizio Corona në “Big Brother Vip” përfundoi në një përplasje plot akuza në transmetim direkt.

Dyshja kishte një bisedë të lënë përgjysmë, ku bashkëshortja e futbollistit të njohur italian Francesco Totti i përmendi Corona-s atë që i kishte bërë 13 vite më parë.
“Ti e kupton atë që më ke bërë 13 vite më parë. Ti luan me ndjenjat, ashtu siç ke bërë me Silvia Provvedi. E ke ofenduar dhe poshtëruar atë”, tha Blasy në transmetimin direkt.
Ai duke ngritur tonin e zërit tha: “Ajo që burri juaj ka shkruar është një ***. Ndodh që të tradhtohen një muaj para dasmës”.
Në atë kohë moderatorja ishte shtatzënë dhe Corona publikoi fotot që tregonin tradhtinë e bashkëshortit të saj të ardhshëm Francesco Totti-t, pak ditë para dasmës.
“Ju keni organizuar gjithë atë teatër dhe bëre në një moment që unë isha gati për t’u martuar dhe shtatzënë me fëmijën tim të parë. Duhet të mbash përgjegjësi për atë çfarë bën”, thotë ajo.
“Ne kemi ecur para, je ti ai i cili ke mbetur prapa. E gjithë Italia e ka kuptuar se ti përhap lajme të pavërteta. Nuk e ha unë këtë. Ti duhet të mbash përgjegjësi për atë që thua, nuk mund të vish këtu dhe të bësh show. Mirupafshim Fabrizio dhe gjithë të mirat”, e mbylli fjalën Ilary duke u hakmarrë kështu ndaj Corona-s.
Por Corona nuk e la me kaq, pasi pak minuta më vonë ai publikoi një video në “Instagram”, ku e kërcënonte për faktin se nuk i dha të drejtë të replikonte dhe i mbylli mikrofonin:
“Tani do ta shohësh se çfarë do të bëj, do të të them të vërtetën siç duhet thënë!”
“Unë kisha sjellë lule jashtë, në vendin ku u sulmova dhe u censurova dhe ku me turp ma fikën mikrofonin për të luftuar një luftë personale në një televizion publik. Isha përgatitur për një shaka. Doja t’i thosha hajde të bëjmë një xhiro me biçikletë, le të shkojmë të hamë një pizza, por fatkeqësisht respekti dhe mirësia nuk të çon askund dhe tani, po mendoj se çfarë të bëj sepse nuk jam si të tjerët”.
© Panoramaplus.al
