17 Qershor, 2024

Zbuluan se foshnja e tyre është vajzë, Sara Gjordeni rrëfen përjetimet: Kisha dëshirë të jem nëna e një djali! Gjatë gjithë kohës po dridhesha dhe…


Këngëtari Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, dhe e vogla e tyre është vajzë.

Së fundmi ish-missi ka zbuluar se dëshira e saj ishte të bëhet nënë e një djali, ndonëse sipas saj Bardhi donte një vajzë.

Megjithatë Sara tha se u emocionua shumë kur zbuloi se do të bëhet nënë e një vajze.

Unë kam qenë duke u dridhur gjatë gjithë kohës, gjithë jetën kam dashur të jem mami i një djali, por ditët e fundit më dilnin vetëm video me vajza të vogla në Instagram dhe Bardhi thoshte ta kem një vajzë dhe do shkrihem pas saj. Do ti që më hynë në qejf dhe gocat. Më shumë jam emocionuar unë kur pash rozën tek ngjyra e tortës sesa Bardhi që donte goca që nga fillimi. Bardhi vdiste për një vajzë të vogël, mezi e priti”- tha Sara në emisionin “She’s on top”.

Kujtojmë që historia e dashurisë së çiftit filloi disa muaj më parë në “BBV”, ku takuan dhe shijuan romancën e tyre së bashku, ndërsa e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia.

Disa javë më parë Sara i tha “po” propozimit për martesë të Bardhit.

© Panoramaplus.al