Seksi është sinonim i kënaqësisë dhe intimitetit mes partnerëve. Megjithatë, ka disa faktorë që kur futen në dhomën e gjumit, e bëjnë seksin më pak të këndshëm.

Organet e trupit që marrin pjesë në procesin seksual, nivelet e duhura të hormoneve dhe aftësia për t’u eksituar seksualisht janë faktorë të rëndësishëm, por nuk garantojnë seks të mirë , pasi faktorët e tjerë si truri, janë ata që ndërhyjnë dhe i bëjnë gjërat më mirë ose më keq.
Problemet në marrëdhënie
Tensioni dhe distanca emocionale mes një çifti mund të dëmtojë jetën e tyre seksuale. Argumentet për çështje që nuk kanë lidhje me seksin, si financat ose rritja e fëmijëve, mund të jenë rrënja e problemit, por mund të jetë edhe anasjelltas, një problem seksual mund të zvogëlojë aftësinë e një çifti për të komunikuar në mënyrë efektive.
Ankthi i performancës
Shumë herë një person shqetësohet aq shumë për performancën e tij seksuale saqë nuk e shijon më vetë aktin. Ankthi i performancës është i zakonshëm si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat teksa i afrohen moshës 50 vjeçare.
Imazhi trupor dhe vetëvlerësimi
Ka shumë gjëra që mund ta bëjnë dikë të ndihet më pak seksi, me kalimin e kohës dhe konsumimin që i sjell trupit që është një prej tyre. Lindja e fëmijëve, ushqimi i dobët, shtimi në peshë ose rënia e flokëve janë elementë që shpesh e bëjnë një person të ndihet më pak i dëshirueshëm. Pra, kur lindin këto lloj ndjenjash, ato krijojnë pengesa për intimitetin dhe frymëzimin që kërkon seksi i mirë, duke parandaluar kështu iniciativën apo devijimin në një sfidë seksuale.
Ne po bëjmë gjithnjë e më pak seks dhe nuk na pëlqen.
Pritshmëritë dhe përvojat e mëparshme
Seksualiteti është një instinkt natyror që na shoqëron që nga lindja, por familja, kultura, besimet fetare, media dhe mjedisi shoqëror formojnë pikëpamjet tona për seksin. Për disa njerëz krijohet imazhi i kënaqësisë së shëndetshme seksuale, ndërsa për të tjerët imazhi rreth marrëdhënieve seksuale bëhet i ndërlikuar.
Ankthi dhe jeta ndryshon
Stresi dhe lodhja mund të shtypin lehtësisht, dhe shpesh pa e kuptuar ne, dëshirat tona seksuale. Është diçka që shoqëron dhe buron nga çdo aspekt i stilit modern të jetesës, duke filluar nga kërkesat e fëmijëve, shqetësimet financiare dhe çështjet shëndetësore, deri te pritshmëritë nga jeta profesionale e shumë më tepër. Pra, kur e mbingarkojmë jetën tonë të përditshme dhe mendjen tonë me kërkesa, stresi që krijojmë na bën që të shkëputemi nga partneri dhe marrëdhënia jonë me të, pavarësisht nëse flasim vetëm për pjesën seksuale apo për ndonjë gjë tjetër.
© Panoramaplus.al
