Lëvizja dhe aktiviteti fizik përbëjnë një nga mënyrat më të mira për djegien e kalorive dhe dobësimin. Megjithatë, djegia e kalorive nuk është ekskluzivitet vetëm i aktivitetit fizik.

Të dhënat tregojnë se ka ushqime të caktuara që ndihmojnë në djegien e kalorive dhe rënien nga pesha.
Fundja, ku ka më mirë se të djegësh kalori duke ngrënë.
Si mundet ushqimi të djegë kalori?
Kur njeriu ushqehet konsumon kalori ose energji. Kjo e fundit duhet të jetë e vazhdueshme për të çuar deri në fund procesin e të ngrënit.
Përtypja, tretja dhe magazinimi i ushqimit e shtyjnë trupin të djegë kalori.
Në fakt, sipas ekspertëve ky proces njihet si ndikimi termik i ushqimit, elementi kryesor i të gjitha kalorive të shpenzuara në ditë.
Kaloritë e djegura nga ngrënia dhe tretja përbëjnë 5-10 përqind të kalorive të shpenzuara ditore.
Pra, nëse njeriu djeg 2000 kalori në ditë, 100-200 prej tyre vijnë nga ngrënia e ushqimit.
Kemi të bëjmë me 30-75 kalori në çdo vakt.
Kjo shifër mund të rritet ndjeshëm nëse zgjidhni ushqimet e duhura.
Ushqimet që djegin kalori
Kur ju konsumoni një ushqim të pasur me proteina, ju digjni më shumë kalori nga ndikimi termik se në rastin e ushqimeve të pasura me karbohidrate apo yndyrna.
Thënë thjesht, trupi punon më fort kur ushqehet me proteinë se sa me karbohidrate dhe yndyrna.
Syri juaj do të shohë 100% pa operacion! Shkruani recetën
Ushqimet me proteinë janë të rëndësishme edhe për të ruajtur masën muskulare.
Një masë muskulare e fortë nënkupton më shumë kalori të djegura çdo ditë.
Lista e ushqimeve më të shëndetshme dhe më të mira për djegien e kalorive të cilat janë:
- Mishi i pulës,
- Peshku ton,
- Mishi i gjelit dhe ai pa dhjamë i viçit,
- Salmoni,
- Mishi pa dhjamë i derrit.
- Kur njeriu ha këto ushqime, organizmit i duhet të punojë më fort për të përtypur dhe tretur fibrën.
Kjo e fundit ndihmon për tretjen dhe kombinohet shumë mirë me proteinën.
Ushqimet më të pasura me fibër janë selinoja, fasulet, e të tjerë.
Ushqimet pikante gjithashtu ndihmojnë në djegien e kalorive por edhe në frenimin e urisë./AgroWeb.org
© Panoramaplus.al
