7 Tetor, 2020

Zbuloi se është në pritje të ëmbël, Afërdita Dreshaj ndan emocionet e para: Mezi po presim të bëhemi prindër


Dy ditë më parë, Afërdita Dreshaj dhe parteri i saj Jakub Kindl, ndanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

aferdita dreshaj (1)

Këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, ku zbuloi se do të sjellë në jetë një djalë.

Ditën e djeshme, ajo ka ndarë në Instastory disa pamje nga festa që kishin organizuar, ndërsa ka folur edhe për mënyrën se si po e përjeton faktin që së shpejti do të bëhet nënë.

aferdita dreshaj (4)

Duam të marrim një moment për të falënderuar secilin prej jush për të gjitha mesazhet e bukura që kemi marrë. Jemi shumë të lumtur për këtë udhëtim të ri dhe akoma më të gëzuar që e ndajmë me ju. Mezi po presim të bëhemi prindër të të voglit tonë që është duke ardhur!”, ka shkruar Afërdita krahas fotos, ku shfaqet duke u puthur me partnerin e saj.

aferdita dreshaj6

Aferdita 2 Aferdita

© Panoramaplus.al