14 Prill, 2021

Zbuloi se është abuzuar seksualisht dy herë dhe se si i mbijetoi mbidozës, por Demi Lovato nuk i paska treguar të gjitha: Jam një libër i hapur me kufij..


Dokumentari për jetën e saj, i titulluar “Dancing with the Devil”, bëri bujë në media, por Demi Lovato duket se nuk i ka treguar të gjitha.

demi lovato

Nëpërmjet tij, aktorja rrëfeu se si është abuzuar dy herë seksualisht dhe tmerrin që ka përjetuar kur kaloi në mbidozë.

Këngëtarja ishte e ftuar dje tek emisioni i Drew Barrymore, ku tha se shpreson që historia e saj të ndezë biseda të rëndësishme, raporton “People”.

demi lovato (7)

Më pëlqen të them se jam një libër i hapur me kufij. Kam mësuar se si të mbrohem nga njerëzit që ndërhyjnë shumë në gjërat personale”,- tha 28-vjeçarja.

Demi zbuloi se në fakt, ajo ka ndarë me të gjithë vetëm një pjesë të historisë së jetës së saj, që mendon se do t’i ndihmojë të tjerët.

demi lovato (5)

Asnjëherë nuk është vonë për të vendosur një kufi me botën. Kam vendosur kufij aty ku duket se kam folur shumë për jetën time, por nuk kam folur për gjithçka. Këtu është kufiri im”,- tha Lovato.

Ajo vazhdoi më tej duke thënë: “Ka gjëra që unë kurrë nuk do t’i ndaj me botën, sepse askush nuk do të përfitojë prej tyre. Kjo më përket mua dhe ekipit tim të trajnimit”.

demi lovato

Këngëtarja së fundmi zbuloi edhe se është panseksuale, pra nuk kufizohet në zgjedhjen e partnerit nga gjinia apo entiteti.

Në vend që të ndihem e gjykuar nga të gjithë, unë thjesht them se mendimi juaj për mua nuk ka rëndësi. Unë po bëj atë që duhet të bëj për veten dhe mirëqenien time. Po e vendos veten të parën. Para karrierës sidomos dhe kjo është diçka që nuk e kam bërë kurrë më parë. Unë isha aq e preokupuar të isha ylli seksi i pop-it, saqë e injoroja personin që jam”,- rrëfeu Demi.

demi lovato (2)

Ndërsa në lidhje me vendimin për të prerë flokët, ajo tha:

I preva flokët, sepse doja të lirohesha nga të gjitha normat gjinore dhe seksuale që më ishin vendosur si një e krishterë nga Jugu. Dhe kur i preva, u ndjeva shumë e çliruar”.

© Panoramaplus.al