Momenti kur Brad Pitt dhe ish-bashkëshortja e tij Jennifer Aniston po mbanin duart në prapaskenën e SAG Awards u bë virale në mediat sociale.

Por duket se kjo nuk krijoi aspak shqetësim te ish-bashkëshortja tjetër e Brad dhe rivalja në dashuri e Aniston, Angelina Jolie.
Sipas burimeve aktores nuk i intereson bashkimi i Brad me Aniston në SAGs, pasi ajo e di që ata kanë qenë miq.
“Angelinës nuk i intereson për ribashkimin e Jen dhe Brad në SAGs,”- u shpreh burimi. “Ajo e di që ata janë miq dhe nuk do lejojë që kjo gjë ta shqetësojë.”
Brad dhe Angelina u ndanë në shtator 2016 dhe ndërsa divorci i tyre nuk është përfunduar, ata konsiderohen “ligjërisht beqarë” sipas ligjit të Kalifornisë.
Ndaj aktorja nuk ndihet e tradhtuar.

Brad dhe Jennifer filluan të takoheshin sërish bashkë në shkurt 2019, kur ai u ftua në 50-vjetorin e lindjes së ish-bashkëshortes.
Gjithashtu u shfaq në festën e Krishtlindjes së Jenn më dhjetor.
Ribashkimi i tyre në SAG Awards ishte hera e parë që ata ishin fotografuar së bashku që nga divorci i tyre në 2005.
Dhe foto u shpërndanë menjëherë në mediat sociale.


