25 Shkurt, 2018

Zbulohet një audio “hot” e Vanda Narës me lojtarët zikaltër, gruaja e Ikardit: Veproj me avokatë!


Vanda Nara ka reaguar për të mbrojtur veten dhe familjen e saj nga thashethemet e rënda që po qarkullojnë gjatë ditëve të fundit. Bashkëshortja-menaxhere e Mauro Ikardit përgjigjet me një publikim në “Instagram” sepse “po dalin një sërë gënjeshtrash rreth meje, me një peshë të madhe”. Faqja zyrtare e së përditshmes “Libero” shkruante dje, në fakt, se prej disa kohësh po qarkullon në “Whatsapp” dhe në rrjetet sociale një audio anonime që rrëfen një skandal “hot” ku përfshihet Vanda dhe lojtarë të tjerë të zikaltërve.

vanda nara

“Gossip”-i, një prej të shumtëve në rrjetet sociale, duket të jetë shtuar nga “zhdukja e pëlqimeve” në faqet respektive sociale mes Ikardit, Vandës, Brozoviçit e Perisiçit të disa kohëve më parë. Vanda ka vendosur t’u thotë mjaft “këtyre gënjeshtrave dhe keqdashjeve pa themel” sepse “përpara së gjithash jam një mama e më duhet të kujdesem për pesë fëmijët e mi, gjithashtu, edhe se jam bashkëshortja e Mauros”.

Vanda Nara është shprehur edhe se ka dërguar avokatin e saj për të përndjekur ata që kanë lëshuar “akuzat kundër meje dhe familjes sime”.

© Panoramaplus.al