Këngëtarja Elhaida Dani ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për anën profesionale, projektet e reja, pjesëmarrjet në festivale. E përsa i përket jetës private, ajo gjithmonë ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut.

Por mesa duket Elhaida është aktualisht në një lidhje me tenorin Branimir Agovi. Ai është pjesë e Operas së Vienës dhe dikur ka konkurruar në “Star Academy”.

Kanë qenë fotot që Branimiri ka publikuar në profilin e “Instagram”-it, që kanë zbuluar lidhjen e tij me këngëtaren. Madje ai nuk kursen që t’i shprehë dashurinë me zemra apo fjalë si: “Ne të dy”.

E ndërsa Elhaida i komenton: “Dashuri”.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
