Është zbuluar për herë të parë personi që administron faqen e “Instagram”-it, “Vipat e Bllokut”. Ai është Stiljano dhe ishte i ftuar në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi.

Faqja që sot numëron mbi 160K ndjekës e rihapur disa herë pas mbylljeve të bëra nga personazhet e ekranit, vijon edhe sot të ngacmoj ndjekësit online.
I pyetur nga Ermali se përse Stiljano mori tani guximin për të dal në ekran, në programin “Një kat më lart”, ai tha se tashmë nuk ka më frikë, aq më tepër që personazhet e njohura të ekranit, pasi janë pozitiv me të.

Ai tregoi gjithashtu se shumë pak miq të tij janë në dijeni që ai është administrator i faqes, ndërsa familjarët e mbështesin në atë që bën.
© Panoramaplus.al

