14 Maj, 2018

Zbulohet ish-e dashura e Rita Orës, ja cilës modele të njohur i ka dedikuar këngë


Pas publikimit të projektit të ri muzikor, këngëtarja me famë botërore Rita Ora është në sytë e të gjitha mediave rozë, më shumë kur pranoi publikisht se ishte biseksuale.

Kënga më e re e këngëtares titullohet “Girls” dhe është një dedikim për vajzat dhe për komunitetin LGBTI. Mirëpo Rita po spekulohet gjithashtu se ka pasur një lidhje me një modele, sipas të cilës ajo është frymëzuar për ta bërë këtë singëll.

Sipas një burimi për “The Sun” thuhet se: “Marrëdhënia e Ritës dhe Cara Delevingne ka qenë gjithnjë e spekuluar dhe kur u pyetën në atë kohë nëse ishin më shumë se sa shoqe të mira, ato kurrë nuk konfirmuan ose mohuan asgjë, por Rita përfundimisht lejoi muzikën e saj të përgjigjej.

Ajo është treguar e ndershme me miqtë dhe ka thënë se gjatë procesit të regjistrimit në studio ka biseduar me modelen, tashmë të vetëdeklaruar lesbike, dhe ka pranuar se Cara ka qenë ndikimi kryesore që fshihet pas këtij projekti”.

Të dyja vajzat, prej kohësh kanë pranuar miqësinë mes tyre, e deri më tani asgjë më tepër nuk është pranuar publikisht.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al