10 Mars, 2018

Zbulohet identiteti i djalit në fotot super të nxehta me Ilda Bejlerin


Qëkurse është bërë personazh publik, Ilda Beleri, krahas rolit si moderatore, është përzgjedhur si imazh edhe në disa fushata publicitare të kompanive të ndryshme, ndër të cilat, më e paharrueshme padyshim është ajo për platformën “Digitalb”, e frymëzuar nga filmi “50 Shades of Grey”.

Në të, Bejleri shfaqej në momente intime me një djalë muskuloz dhe tepër joshës, identiteti i së cilit asokohe mbeti mister. Imazhet e reklamës u shndërruan në kryefjalën e rrjeteve sociale dhe këtë Ilda e konfirmoi në emisionin “Xing me Ermalin”, ku zbuloi dhe identitetin e djaloshit seksi, shkruan “xing.al”.

“Të gjithë u bënë shumë kurozë se kush ishte djali, ka korrur shumë sukses. Është Krisi, një balerin që unë e kam zgjedhur me duart e mia.”-rrëfeu Bejleri duke zbuluar se bëhet fjalë për balerinin Kris Dalipi.

Ja çfarë thotë moderatorja e sportit  për emrin e të dashurit të saj: Një nga…

Moderatorja e sportit Ilda Bejleri ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emsionin “Xing me Ermalin” ku sigurisht, nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjeve për të dashurin, temë që kohët e fundit ka bërë mjaft bujë në media, pasi përflitet se ajo është në një lidhje me deputetin Klevis Balliu.

Por, e pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi në lidhje me emrin e të dashuri, Ilda u përgjigj me humor: “Një nga shkronjat e alfabetit.” Megjithatë, moderatori ka këmbëngulur më tej duke e pyetur nëse është e zënë apo jo dhe Bejleri sërish i bëri bisht pyetjes.

“Si tokë e xanun? Po në tokë ndërtohet dhe ne me hipotekat jemi keq si shtet. Por hipotekën time nuk e ka askush dhe nuk do ta marrë askush!”-u shpreh ajo. Bejleri prej disa muajsh përflitet për lidhjen me deputetin, me të cilin madje u tha se po bëhej gati të bashkëjetonte. /xing.al/

© Panoramaplus.al