Lamine Yamal, djaloshi 16-vjeçar dhe lojtari më i ri në historinë e Kampionatit Europian, luajti me ekipin e Spanjës duke shënuar edhe gol në këtë Kampionat.
Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve të futbollit. Një fytyrë e re dhe misterioze u pa në tribunat e stadiumit, ndërsa Spanja përballej me Francën në Kampionatin Europian. Zbulohet e dashura e Lamine Yamal?/ Kush është vajza që u pa në tribunat e stadiumit në ndeshjen Francë-Spanjë Lamine Yamal, lojtari më i ri në historinë e Kampionatit Europian luajti me ekipin e Spanjës duke shënuar edhe gol.
Një zhvillim i ri ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve të futbollit. Një fytyrë e re dhe misterioze u pa në tribunat e stadiumit, ndërsa Spanja përballej me Francën në Kampionatin Europian. Kjo fytyrë e re është Alex Padilla, një studente me bazë në Barcelonë.
Sipas burimeve të afërta, Padilla ishte shoqëruar nga familja e Lamine Yamal gjatë ndeshjes, duke ngritur dyshime dhe spekulime për një lidhje të mundshme romantike mes tyre.
Duket se Padilla nuk është një person i rastësishëm në jetën e Yamal. Ajo është një nga vetëm dy personat që Yamal ndjek në platformën TikTok, dhe gjithashtu ai e ndjek Padillan edhe në Instagram.
Ky fakt ka ndezur spekulime se mes tyre mund të ketë një lidhje më të ngushtë se sa duket në pamje të parë. Pavarësisht thashethemeve dhe spekulimeve, ne mund ta vërtetojmë këtë vetëm me konfirmimin e Lamine Yamal.
© Panoramaplus.al

